Regjisori shpërthen ndaj Big Brother: Tmerr! Rrugaçëria dhe alabakëria kanë pushtuar televizionet !

Regjisori Hervin Çuli ka komentuar sërish për spektaklin Big Brother Vip. Çuli shkruan se nuk e kishte imagjinuar se një ditë rrugaçëria dhe alabakëria do të pushtonin televizionet dhe do të poshtëronin një popull të tërë. “Tmerr!!! Kurre nuk e kisha imagjinuar që një ditë rrugaceria, alabakeria, malavita, do te pushtonin televizionet tona dhe do poshtëronin një popull të tërë!

Nuk e di se si ndjehen njerezit e mendjes,intelektualët,njerezit e artit dhe kultures, kur shohin degjenerimin e plotë të televizioneve tona kombëtare?!


Nuk e di se si ndjehen kur shohin te heshtur te përdhunohet kaq barbarisht cdo vlere qytetare e ndërtuar nga historia e këtij vendi?!

Te paktën, sinqerisht, shpresoj mos ketë vrasje pasi te mbarojë kjo neveri e turpshme me emrin BB! “Fali o zot se s’dinë çka bajnë”!”, shkruan Çuli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.