Mashtronte qytetarët e Korçës se do i pajiste me certifikata pronësie/Arrestohet 27-vjeçari(Emri)

Policia ka arrestuar 27 vjeçarin, Ermal Çelanji në Korçë nën akuzën e mashtrimit të qytetarëve. I riu, punonjës i një zyre private konsulence mashtronte qytetarët duke u premtuar certifikata pronësie në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave.

Sipas policisë, 27 vjeçari , gjatë periudhës qershor-tetor 2022, duke shfrytëzuar pozicionin e tij të punës në një zyre private konsulence në fushën e pronësisë, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga qytetarë të ndryshëm, duke i mashtruar ata me premtimin se do t’i pajiste me certifikata pronësie. Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të 27 vjeçarit të cilët po ashtu dyshohet se janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale të mashtrimit financiar.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.