Balerina shqiptare: “Kam ngrirë vezët, se po arrite 30 vite je plakë për të pasur fëmijë…

Përpara pak kohësh, bënë shumë bujë pretendimet e gjinekologut Shkëlqim Balili, i cili i cilësoi si “plaka” gratë që mbeten shtatzënë në moshën 30 vjecare. Kjo temë u diskutua mes tij dhe disa të ftuarave në “Ftesë në 5”, të cilat nuk ishin dakord me këtë përcaktim. Arba Gramo tha se ishte ndjerë e ofenduar nga fakti që doktori e lidhte figurën e gruas vetëm me riprodhimin.

Mjeku vazhdoi të insistonte se riprodhimi është tregues i një shëndeti të mire, dhe në fund, sugjeroi se më e mira është që shtatzënia të nisë nga mosha 19 vjeçare deri në fillim të të 30-ave. Në këtë pikë, balerina Isida Mollaymeri u pajtua me doktorin e rrëfeu se dhe vetë i ka ngrirë vezët për të ruajtur performancën e tyre. “


Doktori nuk i referohet me moshën 30 vjec plakjes në vetvete tek vajzat, por e ka thënë këtë për orën biologjike. Nëse lexon dy-tre gjëra, e kupton që këto të dyja janë shumë larg njëra-tjetrës. Unë jam 35 vjec, dhe nëse pyet për profesionin tim si balerinë, unë në këto momente quhem plakë; profesioni im, ashtu si i futbollistëve ka një afat skadence. Unë kam marrë informacione për orën biologjike dhe kam bërë një ngrirje të vezëve, sepse kamë marrë të dhëna, që me kalimin e kohës, këto vezë fillojnë dhe nuk e kanë me performancën e duhur, le të themi”, u shpreh Isida.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.