Risi për “qeflinjtë” e makinave/ Dëshironi targë të personalizuar ? Por do të jetë shumë e shtrenjtë…

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blend Gonxhja foli në lidhje me ndryshimet e pritshme dhe risitë që pritet të ndodhin së shpejti sa i përket “Kodit Rrugor”. Sa i përket targave të privilegjuara, Gonxhja tha se që nga momenti i aplikimit janë marrë 7 milion euro nga shitja e tyre, ndërsa bëri me dije se në shkurt priten të hynë në fuqi targat e personalizuara, për të cilat kreu i DPSHTRR paralajmëroi se do të jenë shumë të shtrenjta.

Që nga momenti i aplikimit, që mos shiteshin më targat nëpër tavolinë, kemi bërë 7 milion euro nga shitja e këtyre targave të privilegjuara. Shpresojmë në shkurt të vijmë me targat e personalizuara, sepse këtu do të ketë një komitet censure. Do ketë fjalë që nuk lejohen.

Do të jetë shumë e shtrenjtë, po i paralajmëroj qytetarët. Do jetë një kombinim mes germave dhe numrave, por do të jetë edhe mundësia që drejtuesi ta zgjedhë vetë se si do ta personalizojë targën e tij nga fillimi në fund”, tha Blendi Gonxhe.

Sa i përket rinovimit të patentës, Gonxhja u shpreh se një nga ndryshimet që pritet të marrin miratimin e nevojshëm është fakti që ajo të bëhet çdo 15 vjet, në krahasim me 10 vjet që është aktualisht, ndërsa ndryshime priten edhe për personat mbi 50 vjeç, të cilët deri më sot rinovimin e patentës e kanë bërë çdo pesë vite.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: