Është arrestuar ditën e sotme shtetasi me iniciale L. Ç., 48 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. I arrestuari mësohet se në lagjen nr. 17, Korçë, për shkak të detyrës, ka goditur me grushte një punonjës policie të Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë.
Polici përpara se të rrihej, një ditë më parë i kishte tërhequr 48-vjeçarit lejen e qarkullimit dhe e kishte ndëshkuar atë me masë administrative, për mungesë të kontrollit teknik të automjetit të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
