POGRADEC- Një endacak 70-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme dhe mendohet se shkak ka qenë i ftohti ekstrem. Mësohet se viktima është Lytfi Pilingji me origjinë nga Korça, i cili jetonte në kushte ekstreme, pasi nuk kishte një “çati mbi kokë”, ku mund të flinte. Ai u gjet pa shenja jete te ish-ndërmarrja industrial, në një godinë të braktisur.
Gjatë këtyre viteve kanë qënë banorët dhe pronarë restorantesh ata që e mbanin me ushqim 70 vjeçarin ndërkohë që netët i ka kaluar i vetëm në pjesën më të madhe në afërsi të tregut industrial te këtij qyteti, aty ku policia e ka gjetur pa jetë mëngjesin e sotëm.
Endacaku edhe në këtë moshë nuk e ndante një top futbolli nga vetja si për të treguar se në rininë e tij ka qënë një futbollist me të rinjtë e Skënderbeut. Aq pasion e kishte futbollin sa edhe në rrugët e Pogradecit shfaqej duke luajtur i vetëm futboll. Policia ka bërë me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj dhe për këtë paraprakisht dhe ekspertët mendojnë se vdekja e 70-vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale.
Vdiq nga i ftohti në Pogradec/ Kush është Ish-futbollisti Korçar qe u gjet me top në dorë pic.twitter.com/WuZkbg2Ojm
— KorcaBlog.com (@KorcaAlbania) February 4, 2023
