Historia ulëritëse e 32-vjeçarit që jeton në një kasolle në Korçë: “S’kam ushqime dhe ilaçe, është ftohtë…

Mijëra familje shqiptare përballen me varfërinë ekstreme çdo ditë, dhe shumë pak prej tyre janë ndihmuar nga shteti, i cili i ka lënë në harresë. I tille eshte edhe rasti i Marsel Hoxhallarit 32- vjecarit nga Korça i cili vuan nga sëmundja e tokës ndersa jeton në një kasolle së bashku me dy femije, nusen dhe babain ,që gjithashtu vuan nga sëmundje të rënda .

Pas thirrjeve ulëritese te tij askush në zyrat “air conditioner” nuk mendon…
teksa të gjithë jane duke ndjekur Big Brother…I mbetur pa asnjë mbështetje dhe i pastrehë, në netët e ftohta ai s’ka as energji elektrike ndersa bën thirrje për ushqime dhe ilaçe. Deri tani Bashkia e Korçës nuk ka hapur asnjë njësi për të pritur endacakët, të pastrehët, të braktisurit dhe ata që nuk kanë se ku e kalojnë natën e ftohtë ne acarin qe ka perfshire sidomos juglindjen…

Ai shkruan:

Pershendetje korcablog.com                                                Ju lutem shume ju pergjerohem ma publikoni hallin tim. Jam marsel hoxhallari nga korca .                                                                                                   Jam 32 vjec dhe jetoj ne nje kasolle me familje kam dy femije, nusen dhe babin . 
Kam nevoje per kto ilacet se jam i semure nga apandesiti dhe vuaj nga semundja e tokes .
Kam nevoje dhe per ushqime se nuk kam as gje per te ngrene.
Ju lutem shume ju pergjerohem kush ka mundesi te me ndihmoje te me konktaktoje ne 0676973669.  Ju lutem shume ma publikoni hallin tim.    
Adresa eshte rruga e mborjes ish vilat qeveritare mbrapa fabrikes te birrari korces .
Ju lutem me ndihmoni se kam dy femije

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.