Luizi përgatitet për Shën Valentin/ Kiara këndon dhe mbyll performancën me një puthje pasionante ….

Banorët kanë realizuar sfidën e radhës që iu dha nga “Big Brother”, “Cabare Show”. Të gjithë kanë dhuruar spektakël me performancat e tyre, disa në këndim, të tjerët vallëzim dhe interpretim. Ndërsa, Kiara e cila zgjodhi të këndonte këngën e artistes Beyonce “Crazy in Love” përfshiu në performancën e saj edhe Luizin.

Të dy shkëlqyen dhe dukeshin elegant në kostume me ngjyrë të zezë, teksa Kiara u shfaq sensuale duke performuar pranë Luizit. Ajo që e bëri më të veçantë performancën e moderatores ishte se ajo e mbylli atë me një puthje plot pasion me këngëtarin.

Teksa po afron festa e “Shën Valentinit”, Luizi ka menduar edhe surprizën që do i bëjë Kiarës. Ai tha se ka menduar diçka shumë të bukur, që nuk ja merr mendja askujt. Ai i cili e konsideron veten njeri romantik, tha se e ka menduar dhuratën e saj për 48 orë rresht, por e ka mbajtur të fshehtë nga të gjithë ndersa Tea i tha atij me ironi se e vetmja gjë që do bëj është t’i dhuroj lule dhe mëngjesin në krevat.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.