Një ngjarje që po bën shumë zhurmë është ajo që ka të bëjë me konfliktin mes oficerit të policisë Gjergji Riza dhe të riut Ervin Norolla në Pogradec. Vendosja e një sasie tritol mendohet se është arsyeja e sherrit mes tyre. Bëhet me dije se pas publikimit të kësaj video, punonjësi i Policisë është pezulluar menjëherë nga detyra. Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në korridorin e një pallati, në Pogradec për shkak se shtetasi i dhunuar Klajdi Nerolli dyshohej se më datë 22.01.2023, gjatë natës, kishte tentuar të digjte klinikën e bashkëshortes së punonjësit të Policisë .
Aludohet se është porositur nga një i kërkuar i madh i drejtësisë për të vënë tritolin. Mesohet se personi që ka shfaqur videon e ka bërë pasi Gjergji Riza është oficer i rreptë, ndër më të vjetrit dhe tejet profesionist . Ndërkohë, nga ana tjeter ,Norolla ndodhet në burgun e Drenoves, pasi është kapur duke shpërndarë heroinë ,teksa dyshohet se edhe vetë ishte përdorues i rregullt i kësaj droge.
Çmenduri në Pogradec/ Polici rreh qytetarin ,e kap për fyti dhe e godet me shpulla e shkelma pic.twitter.com/1JtlQEcSHI
— KorcaBlog.com (@KorcaAlbania) February 15, 2023
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë / Në lidhje me një video të publikuar në media, në të cilën shfaqet një shtetas që ushtron dhunë fizike ndaj një shtetasi tjetër, në korridorin e një pallati, dhe pas verifikimeve rezultoi se shtetasi që ka ushtruar dhunë është punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ju sqarojmë se: Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korcë ka pezulluar menjëherë nga detyra, punonjësin e Policisë, nënkomisar Gj. R., me detyrë specialist në Sektorin e Analizës Strategjike, Planifikimit, Monitorimit dhe Vlerësimit, në DVP Korçë.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar
Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor, për këtë punonjës policie, për shkelje të rëndë. Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në korridorin e një pallati, në Pogradec, gjatë muajit janar të këtij viti, për shkak se shtetasi i dhunuar K. N. dyshohej se më datë 22.01.2023, gjatë natës, kishte tentuar të digjte klinikën e bashkëshortes së punonjësit të Policisë Gj. R.
Po nga verifikimet rezulton se shtetasi K. N., 35 vjeç, banues në Pogradec, është arrestuar më datë 07.02.2023, në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Pasagjeri”, për veprimtarinë kriminale të shitjes së drogave të forta.Policia e Shtetit fton mediat dhe qytetarët, që të denoncojnë raste të abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që abuzon me atributet që iu jep detyra, në kohën e shërbimit apo dhe jashtë shërbimit.
