Luizi e thotë troç :”Njerzit s’kanë mundësi e siguri për të krijuar familje ,duan të ikin jashtë. Ky vend nuk bëhet…

Luiz Ejlli, ka folur ditën e sotme në Big Brother Vip në lidhje me standardin e jetesës në Shqipëri duke theksuar se të rinjtë sot nuk kanë siguri për të krijuar një familje. Gjatë një bashkëbisedimi për tema të caktuara, Luizi deklaroi se pjesa më e madhe e të rinjve largohen nga vendi me gomone për të punuar në fushën e trafikut dhe kultivimit të lëndëve narkotike. Ai shtoi se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë të frikshme ndërkohë që qytetarët nuk kanë bukë të hanë.

“Referuar shifrave të INSTAT, lindjet në Shqipëri janë shifra shqetësuese. Tregon se njerëzit nuk kanë mundësi, as siguri për të krijuar familje. Ka plot që ikin jashtë? Nuk ka plot, janë me gishta ata që ikin jashtë me studime, sepse s’kanë mundësi familjet. Pjesa më e madhe ikin me gomone, me kamionë dhe jemi duke punuar për drogën e komplet Europës. Jemi përditë në lajme. Po kalojmë edhe Sirinë në kërkesat për azil. Ky vend ka shkuar aty nuk mban më. Përgjegjësinë nuk e mban askush.

Ky vend nuk bëhet. Se si do të bëhet askush nuk e di….

Më keq nuk ka qenë. Ke njerëz që nuk kanë bukë të hanë dhe ke çdo ditë kulla që lulëzojnë në Tiranë me nga 7-10 mijë euro m2. Kush i blen? Kush i ndërton? Përditë duke lulëzuar këto kompani. Kam jetuar në Paris, e di sa janë çmimet e apartamenteve atje dhe e di sa janë te liqeni. Janë të frikshme. Janë dyfish te liqeni. Kush i blen? Kush i kontrollon? Këtu nuk funksionon asgjë më. Në Shqipëri janë kamerierët të gjithë me diploma të shkollës së lartë, me juridik”, deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: