Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec ku tre te rrinj kanë goditur me grushte një vajzë si dhe me tej ,kanë gjetur guximin dhe i kanë hedhur sprajt në fytyrë. Në pranga ka përfunduar njëri prej tyre, shtetasi Gledis Dikollari ,ndërsa dy të tjerët janë shpallur në kërkim. Shkak i konfliktit dyshohet se ka qenë lidhja e vajzës ,me një nga personat. Për fat të mirë, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur në fytyrë, lëndë të dëmshme (sprajt), një shtetaseje, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
