Tentoi vetembytjen / Punonjësja e Bashkisë Pogradec ,kishte humbur kujdestarinë e fëmijëvë…

Vendimi i Gjykatës që e ndau nga djali ka bërë që një 40-vjeçare të tentojë të vetëflijohet këtë mbrëmje në Pogradec. Në një njoftim zyrtar, Policia e Pogradecit bëri me dije se 40-vjeçarja me inicialet S.K., ishte hedhur në liqenin e Pogradecit dhe kishte tentuar të mbytej, por ishte shpëtuar nga banorët e zonës që e kanë nxjerrë nga ujërat e liqenit.

40-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se gruaja në fjalë është divorcuar me bashkëshortin me të cilin kishte edhe një fëmijë. Por fëmijën, Gjykata vendosi t’ia linte bashkëshortit të 40-vjeçares, i cili ka edhe dy fëmijë nga martesa e parë.

Kjo gjë, ka shkaktuar një tronditje të thellë psikologjike tek 40-vjeçarja, e cila ka vendosur të vetëflijohet. 40-vjeçarja me inicialet S.K. punon në sektorin e pastrimit pranë bashkisë së Pogradecit. Grupi i hetimit ka marrë në pyetje ish-bashkëshortin e saj për të sqaruar më shumë rrethanat e kësaj ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: