Thellohet tragjedia në Larisa/ Humb jetën edhe një 22-vjeçare, shkon në 6 numri i shtetasve shqiptarë të vdekur…

Shtohen viktimat në radhët e shqiptarëve të vdekur në aksidentin e trenave në Greqi. Burime ekskluzive të Top-Channel në morgun e spitalit të Larisës,thanë se me trupave të pajetë që ndodhen në morg, janëedhe dy trupa,të cilët deri në orët e pasdites nuk ishin kërkuar prej askujt dhe nuk ishte dhënë mostër për testin ADN. Mësohet se njëra nga viktimat është shtetase shqiptare, 22 vjeçe, emri së cilës është Erieta Moklo.

Me gjetjen e saj, arrin në 6 numri i shtetasve shqiptarë me origjinë shqiptare të vdekur në aksidentin e Larisës.