Ditën e sotme çeli punimet Kongresi i Parë i Shëndetësisë, i cili do të mbahet në datat 6 dhe 7 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në këtë kongres e nisi duke falënderuar bluzat e bardha të të gjitha niveleve për punë dhe përkushtimin e treguar në shërbim të qytetarëve. Ai tha se sot ka një kapital njerëzor në shëndetësi, i cili është i mirëtrajtuar në të gjitha aspektet.
Në kushtet globale, ku gara mes vendeve të zhvilluara për të siguruar mjekë është rritur ndjeshëm, Rama u shpreh se kjo duhet të rrisë vigjilencën e vendit tone për të mbajtur dhe trajtuar sa më mirë kapitalin njerëzor. “Ne duhet të garantojmë pagë dinjitoze. Në këtë prill, jo me 1 prill, por me 30 prill, mjekët specialistë do fillojnë të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Nga rritja me 50 mijë lekë do të përfitojnë vetëm mjekët specialistë, ndërkohë që për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të aplikohet rritja me 7%, ashtu siç ishte premtuar nga qeveria tha Rama.
