Nga Niko Kotherja: 7 Marsi eshte gjithnje nje emocion i vecante cdo vit e me shume. Une, personalisht, ne kete date kam shume urime zemre per te percjelle.
Urimet e para i takojne prindeve, dy mesuesve te pare te jetes sime dhe njekohesisht mesuesve te dhjetera brezave, qe sot marrin urime nga te kater anet e botes ku jane ish nxenesit e tyre.
Urimet e mia kete dite shkojne per mesuesen e dites sime te pare te shkolles, ate shtator te vitit 1995.
Edhe sot kur e takoj mesuese Liriken, cuditerisht me pershkojne te njejtat emocione ashtu si 28 vite me pare, sepse te tille portret ka gdhendur ajo ne memorien time.
Ndihem krenar cdo 7 Mars per te shkuaren!
Si qytetar i Korces kthej koken shoh portretet e paraardhesve, qe mes rrebesheve te kohes, u ulen ne bangat e Mesonjetores si nxenes te saj dhe me pas u bene veprimtare te shquar te jetes shoqerore e kulturore te vendit qe i lindi.
I rrethuar nga nje ambienti ketille plot vlera dhe nga atmosfera e Mesonjetores se vjeter te stergjysherve kuptoj qe jam i privilegjuar per kete dhurate te jetes.
Le t’ju urojme sot mesuesve Gezuar Festen! Le t’ju urojme shendet dhe jete te gjate, pasi jeta e tyre eshte dija e brezave!
Te shtrenjte prinder, Gezuar Festen!
Te paharruar paraardhes, faleminderit per ate cka dhate per shkollen shqipe, per arsimin, pa te cilat sot do te ishim me pak krenare! 💐
