Aksident i frikshëm në aksin Korçë-Pogradec/ Makina përplas këmbesorin …

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas. Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes sapo ka aksidentuar këmbësorin. Nga ana e Policisë po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit, si edhe identifikimin e viktimës.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 10.03.2023, rreth orës 18:58, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, një automjet ka aksidentuar, një këmbësor rreth moshës 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës. Nga ana e Policisë po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit, si edhe identifikimin e viktimës”, njofton policia.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.