Pasagjere në “Audi-n A8”/ Kjo është 22-vjeçarja që iu pre jeta në mes nga aksidenti tragjik(Video)

Kjo është Erisilda Abedini, vajza 22 vjeçe, një prej vajzave që gjeti vdekjen pasditen e së enjtes në aksidentin me makinë që ndodhi në Unazë të Madhe, në Tiranë. Ajo udhëtonte me Klevis Ruçajn, 20 vjeç, banues në Fier, i cili ishte në timonin e “Audit” dhe me Sikela Perroj, 23 vjeçe. Në rrjetet sociale, Klevisi kishte video të shumta ku shfaqej me makina luksoze, e duke udhëtuar me shpejtësi deri në 271 km/h.

Tre të rinjtë mësohet se ishin miq me njëri-tjetrin dhe frekuentues të jetës së natës. 20-vjeçari Klevis Ruçaj kishte vetëm një vit që kishte marrë patentën dhe përgjatë 5 muajve ishte gjobitur 5 herë, për shkelje të ndryshme, nga garat me makina te përdorimi i telefonit gjatë dhënies së automjetit.

22-vjeçarja ishte tepër aktive në rrjetet sociale dhe nuk ngurronte të ndante me të tjerët momente nga jeta e saj si dhe trendet më të fundit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.