S’përmbahet burrat nga Pogradeci e Maliqi ,rrahin kunatat dhe kanosin ish-gratë…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin F. F., 68 vjeç, banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi ka goditur me mjet të fortë, bashkëshorten e vëllait të tij. Gjithashtu në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë edhe për djalin e 68-vjeçarit, shtetasin A. F., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të njëjtës shtetaseje, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

– Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur me fjalë, ish-bashkëshorten e tij.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.