Këngëtari nga Shkodra dhe banori i BBVA, Luiz Ejlli nga shumë po konsiderohet si ‘fenomen’. Inteligjenca në lojën në shtëpisë së famshme shpesh ka kaluar parashikimet, krahas kësaj Luizi jo pak herë ka treguar edhe për jetën e tij private.
Si një këngëtar prej vitesh, ai gjithashtu ka patur eksperienca të tjera pune që i kanë mundësuar të jetoj larg Shqipërisë për vite me radhë. Nisur nga kjo Luizi së fundmi në një diskutim me Kiarën dhe Oltën zbuloi se ka tre nënshtetësi. “Kam tre nënshtetësi edhe atë franceze dhe italiane, por heq dorë nga njëra kur të marr atë amerikane”, tha Ejlli ndër tjera.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.