Jennifer Lopez stervitet çdo ditë jo vetëm për t’u dukur shkëlqyeshëm në tapetin e kuq, por edhe për t’u ndjerë mirë me veten. Aktorja 53-vjeçare foli për UsWeekly të mërkurën se si paletra e ndihmon të mbajë një qëndrim pozitiv mendor. “Nuk është sekret që fitnesi është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime”, tha gruaja e Ben Affleck dhe nëna e binjakëve Max dhe Emme, 15 vjeç.
“Unë mendoj se ka një korrelacion pozitiv midis stërvitjes dhe shëndetit mendor”, tha artistja, albumi i ardhshëm i të cilit, This Is Me… tani – një vazhdim i “This Is Me…” të vitit 2003 – do të debutojë këtë verë.
Lopez pohoi se e fillon stervitjen heret në mëngjes’ – shpesh është para orës 5 të mëngjesit kur është ende errësirë – pa marrë parasysh se çfarë ka në orarin e saj të ngjeshur… “Përpiqem të bëj zgjedhje të mira dhe të balancoj kohën time”, shtoi ajo







