“Do vij me avokat nga Italia”/ Babai i Kiarës i prekur: “Opinionistët zgërdhihen por…

Me rikthimin e Kiara Titos në Big Brother, sërish në rrjete sociale ka një gjuhë bullizimi me komente. Babai i Kiarës tha se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë…..Ai po ashtu kundërshtoi opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe se nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive atë gjatë mbrëmjeve në spektakël. Babai i Kiarës shtoi se për një komentues që kishte shfaqur gjuhë urrejtjeje për të do vijë me avokat nga Italia.

I pyetur nga Bieta, ai tregoi se gjatë komunikimit me Kiarën pasi ajo doli nga shtëpia i sugjeroi ta shijonte.

“Kiara është shumë e rezervuar dhe për tre ditë rresht vetëm ka qarë. I thashë që s’ ka bërë asnjë gabim”, tha ndër të tjera ai. Sa i përket pajtimit me Efin, ai u shpreh i lumtur.

Opinionisti Arbër Hajdari ka reaguar dhe ka sqaruar se nuk ka dashur të cënojë askënd. Në një postim të bërë në Instagram, ai shprehet se “gjatë gjithë jetës dhe punës sime kam si parim të mos cenoj askënd dhe të vlerësoj çdokënd duke u përpjekur për të qenë i drejtë dhe racional”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.