Katër shtetas shqiptarë nga Kosova janë vënë në prangat e Policisë së korçës, pasi janë kapur gjatë një operacioni duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Policia e Korçës bën me dije se dy prej të arrestuarve kryenin transportin e emigrantëve kundrejt pagesës, ndërsa dy të tjerë kishin rolin për të kontrolluar rrugën. Gjatë shenjës së policisë për të ndaluar, ata kanë kundërshtuar, ndërsa njëri prej tyre ka kryer edhe manovra të rrezikshme gjatë tentativës për t’u larguar me makinë.
Në pranga në kuadër të operacionit “Midnight 7”, janë vënë shtetasit: B. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, F. Xh., 29 vjeçe, banuese në Prizren, G. V., 25 vjeç, banues në Obeliq dhe I. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë. Gjithashtu janë sekuestruar tre makina, dy “Audi Q5”, një “Volksëagen” si dhe katër celurarë.
Shtetasi G. V., gjatë ndjekjes nga Policia, ka kryer manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, por më pas është kapur dhe neutralizuar. Nga hetimet e kryera, rezultoi se shtetasi B. B. dhe shtetasja F. Xh. qarkullonin me automjetin tip “Volksëagen”, përpara 2 automjeteve të tjera, me qëllim që të kontrollonin rrugën dhe të sinjalizonin shtetasit G. V. dhe I. A., për prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit B. B. iu gjet një sasi e vogël e lëndës e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 4 aparate celulare, një shumë parash dhe dokumentet e identifikimit të emigrantëve. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kaojen e personave të tjerë të përfshirë në të. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Arrestohen 4 kosovarë në Korçë/ Dy kontrollonin rrugën dhe dy të tjerë kryenin transportin e emigrantëve…. pic.twitter.com/BV9LtqR35T
— KorcaBlog.com (@korcablog1) April 14, 2023
