Gjatë javës së fundit, është proceduar penalisht 1 shtetas për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. •janë pezulluar 5 leje drejtimi nga të cilat 3 për përdorimin e pijeve alkoolike dhe 2 të tjera për shpejtësi.
•janë vendosur gjithsej 901 masa administrative
• nga të cilat 84 janë vendosur për parkime të gabuara, 76 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe pjesa tjetër për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Korçës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

