Sot, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Korçës raportojnë se makina Volkswagen u dogj qëllimisht. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona të dyshuar, Romeo Basholli 27 vjeç dhe Gentjan Çipi 38 vjeç. Automjeti që u dogj ishte në përdorim nga një 28-vjeçareje dhe në pronësi të vëllait të saj. Nga hetimet e kryera rezulton se Gentjan Çipi në muajin Dhjetor 2022 e ka kanosur nëpërmjet telefonit 28-vjeçaren.
Gjatë kontrollit në banesën e Romeo Bashollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël municioni luftarak. Gjithashtu u sekuestruan veshje dhe një automjet që ka përdorur Basholli në këtë ngjarje. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë.
