Sherr në Korçë/ Përfundon në spital 37-vjeçari…shpallet në kërkim 54-vjeçari

Një 54-vjeçar nga fshati Podgorie, Korçë, ka goditur me sende të forta një 37-vjeçar, i cili ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpallur në kërkim të akuzuarin e kësaj ngjarje dhe po heton shkaqet

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. R., 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë në kokë një 37-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.”