“Të kam gjetur rrobat qe je veshur me të zeza/ Efi bëhet “tapë”, i jep Luizit informacione nga jashtë…

Finalistët e Big Brother VIP2 pas përfundimit të “prime” kanë festuar, teksa këtij “realityshow” po i vjen fundi. Dean, Luizi, Kirsti dhe Efi kanë shijuar muzikën, pirë disa gota dhe kërcyer. Po duket se Efi e teproi disi me alkoolin, pasi kjo e ka bërë të harrojë disa rregulla. Ajo ka folur me Luizin dhe pse gjatë spektaklit patën përplasje të forta dhe tha se nuk donte “tja shihet më sytë”.

Efi iu afrua Luizit dhe i tha se e ka xhan pavarësisht zënkave, teksa ashtu e dehur i ka dhënë këngëtarit dhe disa informacione nga jashtë. Ajo tha se kishte folur me Jurgenën, që menaxhonte Instagramin e Luizit si dhe me nënë e tij. “Jam shumë e lumtur nëse fiton ti”, i tha Efi Luizit.

https://twitter.com/korcablog1/status/1652676257006362625?s=46

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.