Një mjet tip Benz ka marrë flakë në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Në mjet udhëtonin një çift bashkëshortësh me fëmijën e tyre. Ata kanë parë tymin që ka dalë nga pjesa e përparme e mjetit, e kanë hapur krahun e lëvizjes duke e futur mjetin në anën e rrugës. Sapo kanë zbritur tre familjarët, mjeti shpërtheu në flakë.
Edhe ardhja e zjarrfikëses së Lushnjes që bëri të mundur fikjen e zjarrit nuk e shpëtoi mjetin nga djegia totale. Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë difekt në paketën elektrike.
Merr flakë në lëvizje Mercedesi/ Shpëton mrekullisht çifti me fëmijën… pic.twitter.com/TLeZ0jnEjy
— KorcaBlog.com (@korcablog1) April 30, 2023
