Kryeministri Edi Rama ka pranuar se nëse do e kishte Luiz Ejllin kundërshtar në garë, do e kishte të vështirë. Kjo u tha ditën e sotme, gjatë “podcastit” të radhës ku kishte të ftuar fituesin PS-së në Shkodër Benet Becin dhe fituesin e “Big Brother VIP” Luis Ejlli. Rama pyeti Becin për fëmijërinë, karrierën e më pas për planet për drejtimin e Shkodrës. Për garën për këtë Bashki, kreu i Qeverisë, tha se nëse Beci do e kishte pasur si kundërshtar Luizin do e kishte të vështirë, e më pas bëri edhe krahasimin me veten.
BISEDA:
Kryeministri Edi Rama: Po pse ishte shërbimi për Shkodrën duke ardhur me ty dhe jo duke shkuar nga zemra? Se ky zemrën e ka djathtas. Te ty ka ardhur me mendje.
Benet Beci: Ka dhënë një mesazh të jashtëzakonshëm dhe nuk ka të bëjë me mua. Unë kam bërë ndere shumë, se punët kanë qenë ashtu, për të bërë ndere, për të dhënë. Mirëpo, mënyra e mirënjohjes sesi e ka kthyer Luizi, në fakt është një mesazh i jashtëzakonshëm për një nga gjërat më të rëndësishme në parim që është mirënjohja dhe ajo ka pasur shumë vlerë për mua, se jo çdokush e bën atë.
Kryeministri Edi Rama: Ty t’u bashkuan yjet.
Benet Beci: Mu bashkuan dhe yjet dhe kjo është një pjesë e bashkimit të tyre. Po ju bashkua Shkodrës kam përshtypjen për të qenë në këtë vend.
Kryeministri Edi Rama: U bashkuan yjet se mesa duket, unë me thënë të drejtën unë nuk isha optimist që do të ndodhte.
Luiz Ejlli: Që do të ndodhte, kush?
Kryeministri Edi Rama: Boll bërë propagandë për veten se na mbyte.
Luiz Ejlli: Po të më kishte mua përballë do flisnim.
Kryeministri Edi Rama: Do ishte në atë situatë me çfarë pashë unë, se të thashë, kur po flisnim që kur deri dhe dikush që unë e kam parë gjithmonë mbi libra edhe sa herë e shoh edhe flet kështu sikur është duke lexuar libër, arriti në pikën që shihte Big Brother-in, atëhere domethënë që situata ishte e tillë që Benetin po e po, po edhe mua po të më kishe dalë përballë do më kishe krijuar probleme.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.