E rëndë në Itali/ Ishte duke shkuar për në punë, humb jetën 40-vjeçari shqiptar…

Ditën e djeshme në Itali konkretisht në Teviso u regjistrua një aksident tragjik. Një shqiptar që po ikte për në punë, pasi punonte në një kompani në komunën e Carbonera, u përplas për vdekje nga një furgon.Viktima mësohet se është Saimir Gjinika, 39 vjeç, nga Durrësi dhe u përplas nga një furgon “Fiat Punto”, teksa ishte duke lëvizur me biçikletë.

Pas aksidentit, shqiptari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë dot plagëve të marra.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: