Pogradecarët bëhen selektivë, braktisin punët nën 400 mijë dhe futin në krizë turizmin/ Hotelet :”S’kemi puntorë…

Ne Pogradec kanë nisur rezervimet për pushimet e verës, por mungesa e krahut të punës ka vënë në vështirësi njësitë hoteliere. Shkak janë pagat e ulëta, pasi bizneset nuk arrijnë ti paguajnë as 40 mijë lek në muaj punëtorët, ndaj ata zgjedhin të ikin në Greqi e Maqedoninë e Veriut .Qyteti liqenor i Pogradecit mbetet destinacion i preferuar për shqiptarët sidomos gjatë 3 muajve të verës. Rezervimet janë në masën 40 për qind për në hotele e bujtina, por operatorët turistike po vuajnë mungesën e krahut të punës.

Faton Likollari thotë se në biznesin e tij ka nevojë për 4 punëtorë .

Nuk ka fluks por kemi pritshmëri për qershorin. Prenotimet janë në rritje. Turizmi vendas kryesisht nga Tirana, Elbasani, Fieri një shtrirje e gjere, por edhe të huaj vijnë, si Gjermania që zë vendin e parë por dhe nga Greqia dhe vendet fqinjët. Jemi në prag sezoni dhe duam të shtojmë numrin e punëtorëve dhe kjo pjesë është e dobët. Numri i të rinjve që kanë preferuar të largohen ka qenë në rritje 2-3 vitet e fundit, sidomos në sektorin e turizmit. Në subjektin tim do të kisha nevojë për 3-4 punëtorë që nuk i kam dhe që jam në kërkim dhe shpresoj ti gjej”, shprehet Faton Likollari, menaxher i një restoranti.

Edhe Arben Muçollari që ka një biznes të vogël, punon vetëm me bashkëshorten pasi nuk ofrohet asnjë i ri për kamarier.

Nuk ka kamerier more nuk po gjejnë po marrim nga klasa e 8 dhe 9, duhet me marr pleq, ta kisha gjyshin gjallë do e kisha marr gjyshin kamarier. Unë punoj vetem me nusen se s’ka njerëz kanë ikur të tërë. Lodhemi dy muaj është sezoni, unë dimrit e mbaj mbyllur, duhet me i marr nga Bangladeshi e Siria 10 deri në 15 mijë lek në ditë” thotë Arben Muçollari – Menaxher.

Lavderim Miminllari, nga shoqata e biznesit tha për Report Tv se aktualisht në sektorin e turizmit ka nevojë për kamarier e kuzhiniere, por pagat e ulëta bëjnë që të rinjtë të rendin për punë sezonale në vendet fqinje, si Greqi dhe Maqedoninë e veriut. Kemi mungesë të fuqisë punëtoreve si kamerierë dhe kuzhiniere, 18-20 për qind në 22 hotele që ka qyteti i Pogradecit. Pagat e ulëta janë shkak që largohen punonjësit largohen në Maqedoni! Ka disa biznese që nuk kanë mundësi të paguajnë 400 mijë lek/muaj. Kemi një mangësi tjeter që është informaliteti. Të rinjtë largohen në Greqi e Maqedoninë e veriut dhe kjo është shkaku që kemi mungesë të fuqisë punëtore”.

Pogradeci numëron 1800 shtretër të hotelerisë, dhjetëra bare-restorante buzë liqenit dhe 1900 banesa që vendasit i lëshojnë me qira gjatë verës. Siç operatorët turistikë na tregojnë, fluksi shtohet nga qershori në gusht, ndërsa gjatë 9 muajt e tjerë te vitit frekuentohet fare pak gjatë fundjavave. /Shqiptarja.com

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.