Nga Pogradeci në Maliq ,policia procedon 3 persona për kanosje e konflikte…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin V. Q., 31 vjeç, banues në Fshat Maliq, pasi gjatë një konflikti, ka goditur me grushte një 43-vjeçar, ka hyrë pa dëshirë në banesën e tij dhe i ka hedhur sprajt djegës në fytyrë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 27 vjeç banues në Maliq, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lokalin e tij, ka kryer veprime të turpshme në prezencë të një shtetaseje (e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor) dhe vajzës së saj 21-vjeçare.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në fytyrë, një 27-vjeçar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: