E rëndë në Durrës/ Turistja polake bie nga kati i 6-të i hotelit…

Një turiste polake ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit “Royal Hotel” ku ishte akomoduar për pushime. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 në qytetin e Durrësit. Dyshohet se 55 vjeçarja me iniciale B. V., ka rënë aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.