Tërmet në tregun valutor/ Leku “zhyt në greminë” euron, Dollarin dhe Paundin…

Ajo që po ndodh në tregun e këmbimit valutor me forcimin e vazhdueshëm të Lekut ndaj monedhave të huaja dhe sidomos ndaj Euros është krejtësisht e paprecedentë. Monedha jonë kombëtare fitoi sërish pikë sot ndaj asaj europiane. Sot 1 euro u këmbye me 105,6 lekë si KURRË më parë.

Euro po humb pikë dita ditës ndaj Lekut, një cikël i cili është përshpejtuar sidomos gjatë ditëve pas zgjedhjeve lokale. Ndërkohë, pikë ndaj Lekut është duke humbur edhe Dollari Amerikan, i cili sot është këmbyer me 97.8 lekë.

Në mos spekulim i madh në treg, duket se situata është krijuar për shkak të sasisë së madhe të parasë së pistë që po qarkullon në Shqipëri, e cila ka gjetur terrenin e përshtatshëm për t’u pastruar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.