Merr flakë lokali i Noizyt në Durrës ,ja ç’farë dyshohet(Video)

Gjatë orëve të vona të natës u përfshi nga flakët lokali ‘Zins’ i Noizyt në qytetin e Durrësit. Biznesi i reperit Rigels Rajku, është shkrumbuar nga një zjarr si pasojë e një shkëndije elektrike. Për shkak të zjarrit, lokali u mbulua nga flakët, ndërsa tymi pushtoi zonën përreth.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1 të Durrësit, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe në Instagram edhe faqja zyrtare e lokalit, ku thuhet se “GATE03” do të jetë i mbyllur përkohësisht. Ndërsa ndër të tjera shkruan se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike”.

“Njoftim! Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shlëmdije elektrike GATE03 do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ju mirëpresim së shpejti”, thuhet në njoftim në Instagram.

https://twitter.com/korcablog1/status/1667824176340582401?s=46