Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është lënë në arrest shtëpie gruaja e cila shfaqej në videon seksuale të regjistruar brenda ambienteve të zyrës së Bashkisë. Burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se edhe gruaja është marrë e dyshuar për veprën penale për korrupsion, por është caktuar masa arrest shtëpie në Durrës,
kjo pasi shtetësja Alma.K ka një fëmijë të mitur.
