Pas publikimit të videoskandalit ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrë dhe dorëheqjes së tij, arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur me urdhër të SPAK dhe se ndalimi i tij është bërë në një lokal pranë shtëpisë së tij ,tek Vilat Gjermane, Tiranë.
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se nën akuzën për “Korrupsion Pasiv”, Gjici rrezikon deri në 7 vite burg, por se kjo varet nga ajo se si do të shkojë çështja ndaj tij…
Nderkohe qe Alma K. vajza që shfaqet në videon e skandalit seksual me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici është lënë nën masën e sigurisë, arrest shtëpie…

