Të rinjtë e Korçës nuk e shohin të ardhmen e tyre në vendlindje. “Parisi i vogël” po shpopullohet nga rinia, e madje edhe të rinjtë e qyteteve përreth nuk e kanë më ëndërr të shkojnë në Korçë. Për ta është shumë pak ajo që u ofrohet dhe rrugët janë dy; drejt Tiranës, drejt emigrimit. Ky fakt u vërtetua me vendimin e fundit për të shkrirë Universitetin “Fan S.Noli”.
Në qytetin ku u hap mësenjtorja e parë kombëtare e gjuhës shqipe, nuk ka mjaftueshëm studentë për të mbajtur gjallë jetën Akademike dhe Universitare.
Korça sipas raportit ka pergjysmim te numrit te lindjeve pergjate 10 viteve te fundit si dhe largim masiv te rinise. Edhe turizmi qe sapo kishte filluar te zhvillohej ne nje fare menyre, kryesisht ne zonen e Pazarit te Vjeter i konsideruar si monument kulture, duket i boshatisur edhe ne fundjave… Në Korçë ndesh kudo togfjalëshin: “Jane mesuar te bejne ç’te duan pasi nuk ka shoqeri civile si dhe mungon zeri opozitar…
Korçarët lumë komentesh ku ‘Fan Noli’ i Korçës bashkohet me Universitetin e Tiranës…







