Vera e Anxhela Peristerit ka qenë “zjarr”, por këngëtarja zbulon bashkëpunimin e radhës…

Vera e Anxhela Peristerit ka nisur si mos më mirë dhe duket se do të vazhdojë të jetë e tillë, teksa artistja e ftuar pasditen e sotme në “Pardon My French” ka rrëfyer planet për një tjetër bashkëpunim. Fillimisht Anxhela u pyet nga Jonida Alickolli, Elona Duro, Kejvin Kalo dhe Kilda Hysenbegasi se si i lindi ideja që të rikthejë sërish në një formë akoma dhe më të bukur dhe të veçantë këngët e vjetra, me artisten që tha:

Faktikisht nuk e kisha ndonjë plan të riktheja këngë të vjetra, thjesht ishte një rastësi duke qëndruar një ditë në TikTok më doli kënga e G-Bani dhe Crazy Girl dhe mendova që do të ishte një ide shumë e mirë për t’a rikthyer. Sigurisht që G-Bani ra menjëherë dakord dhe kënga u punua nga ALANDY, i cili e ka punuar me shumë mjeshtëri.

Rezultoi e suksesshme jo për shkak të klikimeve dhe të gjërave të tjera por edhe sepse është një këngë që njerëzit e duan shumë dhe kanë nostalgji kur e dëgjojnë. Unë e kam parë dhe reagimin e tyre në klube dhe evente të ndryshme.”

Ndërkohë, e pyetur nëse po mendon që të risjellë apo ripërpunojë dhe hitet e saj të vjetra, me një version të ri apo me videoklipe të cilat mungojnë për disa prej tyre, Peristeri rrëfeu:

Po, do të kemi një vjen në gusht dhe një në shtator. Këtë vit do të vij me një bashkëpunim të ngjashëm (me të vjetshmin), është një artist relativisht i ri për publikun, shumë i talentuar.”- tregoi artistja, ndërkohë e pyetur nëse ishte Klementi, që së fundmi ka bashkëpunuar edhe me Ledri Vulën dhe Romeo Veshajn, ajo tha:

Jo, nuk është ai sepse do ta gjenit menjëherë. (qesh) “


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: