Rritja e temperaturave gjatë ditëve të fundit në vend ka shtuar fluksin e vizitorëve në Voskopojë. Klima e freskët e fshatit që rrethohet nga gjelbërimi i përhershëm i pyjeve, qetësia dhe mikpritja e banorëve, e kanë kthyer Voskopojën në një prej destinacioneve më të frekuentuara të turizmit malor.
Voskopojës nuk i mungojnë në verë as emigrantët, të cilët e shfrytëzojnë natyrën e paprekur dhe ajrin e pastër, sidomos për arsye kurative.
Vizitorët nga Tirana mbeten besnikë të pushimeve të gjata në Voskopojë. Të tjerë e zgjedhin përpos të tjerash edhe për trashëgiminë e rrallë kulturore dhe historike.
Operatorët turistikë, presin sezon të mbarë veror dhe shtim të fluksit të vizitorëve vendas dhe të huaj, një pjesë e të cilëve kanë mbyllur rezervimet më herët. Vit pas viti, në Voskopojë janë shtuar strukturat akomoduese të hotelerisë dhe shërbimeve të tjera, të cilat kanë pikë të fortë çmimet e përballueshme dhe të pandryshuara./tvklan
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.