Pogradeci pushtohet nga pushuesit…

Për të përballuar temperaturat përvëluese të këtij mes Korriku, një pjesë e madhe e qytetarëve kanë menduar të gjejnë shpëtim në juglindje. Pogradeci ka qenë i mbipopulluar këtë fundjavë. Jo vetëm pushuesit ditorë nga kryeqyteti e zonat përreth Korçës, por dhe turistët e huaj dhe pushuesit nga trevat shqiptare kanë zgjedhur qytetin liqenor si destinacioni që të ofron jo vetëm bukurinë, por çmime të përballueshme dhe freskinë.

Numri i madh i pushueseve është reflektuar dhe në trafik. Zona në hyrje të Qafë -Ploçës deri në Qafë -Thanë ka qenë e rënduar nga rreshti i gjatë i makinave….

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.