E rëndë /25-vjeçari grabit shtëpinë e fqinjit, i merr me forcë të dashurën dhe ia përdhunon…

Një ngjarje shokuese ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, me protagonist një 25-vjeçar. Policia bën me dije se 25-vjeçari me inicialet J.O, tashmë i arrestuar, ka vjedhur një shumë parash si dhe një celular nga shtëpia e fqinjit të tij. Më pas ai ka marrë me forcë të dashurën e fqinjit, dhe pasi e ka çuar në një hotel në kryeqytet, e ka përdhunuar.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. O., 25 vjeç, banues në Tiranë. 25-vjeçari ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetasit A. B., 49 vjeç, (fqinji i tij), të cilit i ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular, si dhe ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit,

dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj”, bën me dije policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: