Skënderbeu dominon në miqësoren e parë/ Mposht 2-0 Voska-n e Ohrit në Korçë(Video)

Skënderbeu ka nisur prej disa ditësh stërvitjet nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç, duke përgatitur sezonin në Kategorinë Superiore. Korçarët janë ende jo plotësisht të formatuar, pasi priten afrime në radhët e tyre në ditët e ardhshme

Megjithatë, po tregojnë edhe aktualisht se kanë një grup mjaft cilësor, siç e vërtetoi edhe në ndeshjen miqësorë të zhvilluar sot në stadiumin e Korçës ndaj maqedonasve të Voska Sport.

Korçaret dominuan këtë ndeshje, të cilin e fituan me shifrat 2-0 ndaj skuadrës së qytetet të Ohrit fqinj. Shaqe dhe Rashica në pjesën e parë, i dhanë suksesin 2-0 ekipit të Gvozdenoviç, i cili duket se po bën gjithçka mirë që në startin e sezonit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.