E rëndë/ 11-vjeçarin e zë korrenti, preku aksidentalisht kasetën elektrike të pallatit…

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të hëne në rrugën “Irfan Tomini”, në Tiranë. Një 11-vjeçar e zuri korrekti, pasi preku aksidentalisht kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin. Për pasojë ai mbeti i dëmtuar dhe u dërgua në spital.

“Rreth orës 18:55, në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Qendrës Shëndetësore Nr. 8, një i mitur 11 vjeç, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: