Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi dje në Greqi, ku 5 shiqptarë humbën jetën. Ngjarja ndodhi në unazën e Edessë. Aksidenti rrugor ka ndodhur kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat me origjinë shqiptare, të cilët sipas informacioneve ishin punëtorë sezonalë për mbledhjen e qershive dhe po shkonin në drejtim të Skydra të Malit të Zi.
Mediat greke raportojnë se për arsye ende të paqarta, mjeti ka hyrë në korsinë e gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion.
Tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.

Në sediljet e pasme udhëtonin dy të rinjtë, 16-vjeçari dhe 19-vjeçari, si dhe personi i pestë 47-vjeçari Brahaj
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.