Shezlonget falas pas orës 19:00/ Reagon ministrja Kumbaro: “Eshtë fotomontaz…

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro pretendon se postimi i bërë prej saj në rrjetin e saj social në Instagram, ku njofton se pas orës 19:00 shezlogët do jenë falas për të gjithë pushuesit në vend, është një montazh. Në fjalën e saj në emisionin “Wake up”, Mirela Kumbaro shprehet se nuk ka postuar një njoftim të tillë në rrjetet e saj sociale, duke pretenduar se postimi nuk ndodhet në rrjetet e saj sociale, pasi ajo nuk e ka publikuar kurrë.

PJESË NGA INTERVISTA:

Shezlonget falas pas orës 19:00, ministria Kumbaro e mohon: Është Postimi

Neada Muçaj: Siç ka reklamë të mirë, ka dhe të keqe, rrjetet sociale kanë gjithçka në dorë sot dhe është bërë virale kohët e fundit, një postim ku ju shpreheni se pas orës 19:00 shezlonget do jenë falas, ka diçka të vërtetë këtu?

Mirela Kumbare: Ku është ky postimi im?

Neada Muçaj: Pra është një montazh po thoni?


Mirela Kumbare: Ky është një fotomontazh që nuk ka ekzistuar kurrë, që nuk e kam postuar kurrë, që nuk e kam thënë kurrë dhe më vjen shumë keq të marrim kohë dhe hapësirë për t’u marrë me një shpifje të radhës. Shumë faleminderit që ma dhatë këtë mundësi, unë thjesht e injorova në fundjavën kur qarkulloi. Është thjesht një montazh i rremë që nuk ka ekzistuar kurrë. Fotografia që shohim është marrë nga faqja ime e Instagramit, nuk është fare e Himarës. Është plazh publik në Sarandë, Bashkia e Sarandës gjej mundësinë ta falënderoj dhe një herë, ishte e para që nisi modelin e një plazhi publik, të organizuar nga bashkia me çadra e shezlonge të vendosura nga bashkia, pa pagesë për pushuesit të cilët duan të rinë në një plazh publik dhe jo në një plazh të menaxhuar.

Disa ditë më parë, ministrja vendosi ta fshijë njoftimin e postuar në Instagram. Ndoshta edhe sepse Dosja.al zbuloi se kjo nismë, më parë është miratuar nga Mali i Zi. Në Mal të Zi, shezlongët dhe çadrat do të jenë falas pas orës 17:00, ku pushuesit do të kenë mundësinë të kapin dhe rrezet e diellit të pasdites.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: