Jori Delli në faqet e Mediaset: “Modelja, më e nxehtë edhe se merkatoja e Milanit…

Ajo nuk ishte e panjohur edhe më parë në Itali, por pjesëmarrja në Big Brother VIP Albania 2 e ka arritur edhe më shumë famën. Fjala është për Jori Dellin, modelen dhe influencuesen e lindur në Mestre dhe e rritur në Quarto di Altino, në provincën e Venecias, por me origjinë shqiptare. Gjiganti mediatik Mediaset i ka dedikuar një artikull 27-vjeçares, e cila kohët e fundit po jeton mes Torinos dhe Tiranës, si pasojë e projekteve të shumta pas përfundimit të spektaklit në maj.

Jori Delli ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale si dhe ka qenë e fejuara e Simone Camolese, djali i Giancarlo-s, ish-trajner i Torinos dhe Livornos, por skuadra e saj e preferuar është Milani dhe bën tifo vetëm për ngjyrat kuqezi.

Në gusht të 2019-s, modelja shqiptare ishte protagoniste në një spot reklamash me dy yjet e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

Jori ka pasur edhe bashkëpunime të tjera në botën e sportit me reklama të ndryshme, pasi ajo vetë merret me fitnes dhe gjimnastikë, për këtë mjafton të shohim linjat perfekte të trupit të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: