Një person ka mbetur i plagosur në Korçë pasi është përplasur nga makina. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:50, në lagjen nr.6, Korçë, tek vendi i quajtur “Pazari i Biçikletave”. Automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin A. Q., ka përplasur një automjet tip “Ford” të parkuar, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori I. D., rreth 73 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, i cili bën fjalë për një aksident rrugor në lagjen nr. 6, Korçë, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka përplasur një automjet tjetër të parkuar.
Si pasojë e përplasjes është aksidentuar këmbësori I. D., 73 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se 38-vjeçari, drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.