Një aksident ka ndodhur në fshatin Bishnicë të Pogradecit. Raportohet se një kamion ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit 43 vjeçari me iniciale Xh. Ç., dhe pasagjeri 26 vjeçari me iniciale L. Ç. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.07.2023, rreth orës 04:18, në fshatin Bishnicë, Pogradec, shtetasi Xh. Ç., rreth 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. Ç., 26 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.