Vetëm pak ditë më parë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj zbuluan atë që aludohej prej kohësh. Dyshja do të vijnë si protagonistë të një filmi, i cili ka nisur xhirimet. Deri më tani dimë që ai do të quhet “5 herë jo” dhe do të shfaqet në kinema gjatë muajit dhjetor të këtij viti. E teksa ditët afrojnë, ata na zbulojnë edhe detaje të reja nga ky projekt. Së fundmi, krahas fotove të publikuara, në setin e xhirimeve është shfaqur edhe Semi Jaupaj.
Këngëtarja është mikesha e ngushtë e Borës, e mesa duket nuk kishte si të mungonte në filmin e shoqes së saj.
Ishte vetë Donaldi ai i cili ndau një foto ku shihet me veshjet e rolit, krah Borës dhe Semit.
E tani jemi në pritje për të zbuluar rolin që Semi do të ketë në film…

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.