Bashkia Korçë falenderon agjencisë që i organizoi ‘Festen e Birrës’ : “Ka perfeksionuar çdo detaj…

Nga Bashkia Korçë:

➡️ U mbyll mbrëmjen e djeshme edicioni i 17-të i Festës së Birrës në Korçë, eventit më të madh veror në Shqipëri!

➡️ Në këto 5 ditë, mijëra njerëz, vendas e të huaj, zgjodhën Korçën, tejmbushën hotelet, baret e restorantet, Pazarin e Vjetër, rrugët e sheshet e në mbrëmje festuan së bashku me korçarët në sheshin e terminalit 5 netët e mrekullueshme të Festës së Birrës.

➡️ Festa e Birrës që në konceptin e saj 17 vite më parë, u ndërtua nga bashkia si produkt turistik, magnet për vizitorë nga brenda e jashtë Shqipërisë, një produkt që stimulon ekonominë lokale dhe rrit të ardhurat e bizneseve të shërbimit në Korçë.

➡️ Festa i solli Korçës edhe këtë vit mijëra vizitorë, iu solli punë të shtuar bizneseve lokale dhe e gjallëroi Korçën duke i sjellë 5 ditët me të bukura të verës.
Si e tillë Festa e Birrës edhe këtë vit shënoi rritje dhe sukses të madh!
🙏

➡️ Një falenderim zemre për mijëra vizitorë që zgjodhën Korçën këto 5 ditë. 🙏


➡️ Falenderim zemre banorëve të Korçës që mikpritën vizitorët e festuan bashkë me ta deri në orët e para të mëngjesit. 🙏

➡️ Faleminderit bizneseve pjesëmarrëse dhe sponsorve të festës. 🙏

➡️ Faleminderit për mbështetjen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. 🙏

➡️ Faleminderit për organizimin e shkëlqyer RedCloud, agjencisë më të madhe të eventeve në Shqipëri që edhe këtë vit ishte parneri ynë në organizimin e festës duke perfeksionuar çdo detaj. 🙏

➡️ Faleminderit ekipit të palodhur të Bashkisë Korçë të angazhuar për realizimin e festës. 🙏

Falë të gjithëve edhe këtë vit Festa e Birrës në Korçë shënoi veç rritje në pjesëmarrje e cilësi!

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: